Emigrantët protestojnë në Romë

Moment tensioni në orët e para të mëngjesit në sheshin “Pavarësia”, në qendër të Romës. Policia deklaron se pas dëbimit të rreth njëqind emigrantëve, të cilët u nxorën jashtë nga pallati ku jetonin në rrugën  “Kurtano” në Romë, ngritën tendat e tyre në lulishten e sheshit “Pavarësia”.

Në protestë u përdoren edhe gurë dhe bombola gazi kundër policisë. Të ndalur janë dy të dyshuar për organizimin e protestës.

“Ndërhyrja ka qenë urgjente pas refuzimit të emigrantëve që të strehoheshin në banesat  e vendosura nga komuna e Romës dhe përdorimit të bombolave të gazit dhe gurëve nga ana e tyre”,- deklaroi policia e Romës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sheshi “Pavarësia” është rrethuar nga forcat e mbrojtjes, ndërsa emigrantët janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

Përktheu: Linda  Noka

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?