Emigrantët “pushtojnë” Spanjën, dislokohet ushtria, skena dramatike në qytetin bregdetar

Spanja ka dërguar ushtrinë e saj në kufirin me Marokun ndërsa mijëra marokenë tentojnë të futen në Evropë për të dytën ditë me radhë, pasi Rabati liroi kontrollet kufitare në një përplasje diplomatike.

Mediat transmetuan skena dramatike të ushtarëve që mbajnë fëmijë në krahë dhe personel të Kryqit të Kuq duke ndihmuar migrantët që po dilnin nga uji duke u dridhur dhe të rraskapitur.

Spanja tha se rreth 6000 njerëz kishin kaluar kufirin në qytetin Ceuta (enklavë spanjolle).

Swiss Digital Desktop Reklama

Po ashtu pati dhe përleshje mes migrantëve dhe forcave të sigurisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Fluksi i papritur i migrantëve ka thelluar mosmarrëveshjen diplomatike midis Rabatit dhe Madridit pasi Spanja vendosi të lejojë trajtim mjekësor për udhëheqësin e një grupi që lufton Marokun për pavarësinë e Saharasë Perëndimore.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?