FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Emra të njohur të spektaklit, “klientë” të trafikantit shqiptar të kokainës

Në Greqi, emra të njohur të botës së biznesit dhe të spektaklit dyshohet se përfshihen ndër klientët e një trafikanti shqiptar të kokainës, që u arrestua ditët e fundit.

Policia po shqyrton një bllok shënimesh që u gjet në banesën e të arrestuarit dhe ku krahas shifrave për sasi të kokainës, janë shkruajtur numra telefonash celularë.

38-vjeçari shqiptar u arrestua në mesjavë, pasi më parë ishte vendosur nën mbikqyrjen e agjentëve të antidrogës. Nga survejimi kishte rezultuar se ai ishte një frekuentues i rregullt i lokaleve luksoze të lagjes Kolonaki në qendër të Athinës, ku banon një numër i konsiderueshëm emrash të njohur nga biznesi, aktorë, këngëtarë dhe top modele.

Swiss Digital Desktop Reklama

38-vjeçari, që ishte dënuar dy herë në mungesë për çështje që lidhen me drogën,  u arrestua të mërkurën e kaluar. Në banesën e tij u gjet një sasi kokaine me peshë më shumë se 2 kilogramë, si dhe dy telefona celularë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Njeri prej celularëve është i prodhimit amerikan dhe sipas ekspertëve është e pamundur që të përgjohet për shkak të software-it të veçantë që disponon.

Ajo që ka nxitur më shumë autoritetet për të hetuar mbi “klientelën” e pasur të trafikantit, ka të bëjë me cilësinë e lartë të drogës së sekuestruar. Kokaina ka pastërti shumë të lartë dhe shitet me një çmim shumë më të shtrenjtë se zakonisht. Veç kësaj kokaina e presuar që iu sekuestrua shqiptarit, ka të stampuar figurën e një demi, çka sipas ekspertëve tregon se droga kishte ardhur direkt nga Kolumbia.

Policia ka kërkuar që prokuroria t’i japë mandatin e nevojshëm, me qëllim që t’u drejtohet kompanive të telefonisë ceulare, për të identifikuar poseduesit e numrave që u gjetën në bllokun e shënimeve të 38-vjeçarit.

Pasi të ndodhë kjo, nuk është çudi që emra shumë të njohur të jetës publike greke të kapërcejnë pragun e prokurorisë, nënvizojnë mediat, pasi autoritetet infiltruan për publikim gjithë informacionet e mësipërme, të cilat janë pjesë e hetimeve.

/Ora News

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?