EMRAT + FOTO/ Ekzekutuan ish-luftëtarin kurd në Angli, gjykata lë në burg tre shqiptarët

Një indian që jetonte në Britaninë e Madhe është ekzekutuar më herët nga shumë persona, shumica janë shqiptarë. Viktima është babai i i dy fëmijëve dhe quhet Hemuand Ali Hussain.

Shqiptari Florian Marku 24 vjeç u paraqit dje në Gjykatën e Magjistraturës Teessid, pasi akuzohet për vrasje. Marku do të mbahet në paraburgim, derisa në shkurt të dalë prapë në gjyqet e ardhshme, shkruajnë mediat britanike.

Për vrasjen e shtetasit indian në Angli janë akuzuar edhe 3 persona të tjerë. Ata janë edhe Noza Saffari, 38 vjeç banues në Midlesbrou, si dhe shqiptarët Anxhelo Xhaferi, 22 vjeç dhe Dorian Pirija, 31 vjeç, banues po në Angli. Të gjithë janë në paraburgim.Një 33-vjeçar, i dyshuar i përfshirë në vrasje, pas hetimeve që janë zhvilluar ndaj tij, u la i lirë, për shkak se për të nuk kishte prova.

Krimi ka ndodhur para pak muajve në Londër. Policia u thirr në orën 11.57 të dielën e 15 shtatorit për ngjarjen. Qytetarët thanë se kanë gjetur trupin e pajetë të një burri në Charterhouse, pikërisht në rrugën Oxford. Një kordon u vendos në vendngjarje, kurse policia ka nisur hetimet.

Hussain u identifikua zyrtarisht nga policia dy ditë më vonë dhe u konfirmua se ai ishte babai i dy fëmijëve të vegjël.  Familja e Hussain me anë të një deklarate për mediat deklaroi se ishin tepër të trishtuar për humbjen e jetës të të afërmit të tyre. Ata thanë se kërkojnë drejtësi për rastin. Hemuand Ali Hussain kishte qenë një ish-ushtar i kurdëve, me një karrierë të suksesshme në luftën ndaj ISIS.

SHKARKO APP