EMRAT/ Kokainë nga Gjermania në Itali, kush janë dy vëllezërit nga Fushë Kruja në krye të bandës
Një operacion antidrogë i policisë italiane ka çuar në pranga dhjetë persona.
Grupi, i përbërë nga italianë dhe shqiptarë, sipas hetimeve, importonte kokainë nga Gjermania përmes Côte d’Azur e cila më pas shitej në Genova.
Sipas mediave vendase, në krye të organizatës ishin dy vëllezër shqiptarë, Alfred dhe Klodian Plloçi, nga Fushë Kruja, të cilët merreshin me blerjen e drogës përmes bashkatdhetarëve.
Vëllezërit Plloçi përfaqësonin një kanal të privilegjuar për prokurimin e kokainës për të furnizuar edhe subjekte të tjera.
Droga ishte fshehur brenda makinerive dhe shpërndahej përmes një shqiptari tjetër, Aurel Hasanaj, lindur në fshatin Kote. Shqiptarët e tjerë të arrestuar janë Kliton Strazimiri, i lindur me 05/07/1991 në Bulqizë.
Më pas, lënda narkotike shpërndahej me pakicë nga anëtarët italianë të grupit.
Midis tregtarëve të shquar të drogës, të arrestuar tashmë në korrik të vitit të kaluar, është Riçardo Colella i cili së bashku me partneren e tij sipas hetuesve ishin bërë një pikë referimi për shqiptarët.
Ai e ruante drogën për ta dhe në disa raste gjithashtu shërbeu si ndërlidhës. Gjatë hetimit, i cili filloi në vitin 2017, 18 persona u arrestuan në veprim dhe 5 kilogramë drogë u sekuestruan. /Ora News