EMRAT/ Masakroi gruan me të cilën jetonte në Itali, policia arreston shqiptarin dhe nipin e tij
Zbulohen të tjera detaje në lidhje me arrestimin e dy shqiptarëve në Itali, të dyshuar si autorët e vrasjes së 46-vjeçares Kadjia Bencheikh, e cila u gjet e masakruar copa-copa në një ullishte në Verona të Italisë më 30 dhjetor të vitit të shkuar.
“Tg.com” raporton se personat e arrestuar, të dy shqiptarë janë njeri burri me të cilin bashkëjetonte marokenia, shtetasi Agim Ajdinaj 51 vjeç dhe tjetri nipi i tij, Lisand Ruzhdija, 27 vjeç.
Mësohet se Ajdinaj akuzohet se ka vrarë dhe bërë copa-copa me një sharrë trupin e bashkëjetueses, ndërsa nipi e ka ndihmuar për ta copëtuar trupin e për ta fshehur kufomën në fshatin Valeggio të Veronës.
Marokenia jetonte prej 20 vitesh në Verona, ndërsa punonte si kujdestare por edhe pastruese sipas rastit.
KOHA JONË SONDAZH

