Ende pikëpyetje për COVID-19, kriza më e rëndë shëndetësore e 100 viteve të fundit

Megjithëse ishte një pneumoni misterioze, pasi u shfaq në Wuhan në fund të dhjetorit, e shkaktuar nga koronavirusi SarsCov2, vetëm 10 milionë persona janë sëmurur për gjashtë muaj në të gjithë botën.

Sidoqoftë, pandemia Covid-19 është shndërruar në krizën më të rëndë të shëndetit publik të 100 viteve të fundit, me mbi 500 000 të vdekur deri tani.

Por, përkundër asaj që është zbuluar, ka ende pesë pyetje të hapura, të tilla si imuniteti, kërkesat për vaksina, origjina e virusit dhe mutacionet e tij.

Pyetja e parë është se pse njerëzit reagojnë kaq ndryshe ndaj virusit.

Disa mbeten asimptomatikë, ndërsa të tjerë zhvillojnë pneumoni të rënda, ndonjëherë të rrezikshme për jetën.

Konsorciumi ndërkombëtar i iniciativës gjenetike të Cociv-19, që ka studiuar gjenomin e rreth 4 000 pacientëve në Itali dhe Spanjë, ka arritur të zbulojë disa mutacione që lidhen me format e rënda të Covid-19.

Sidoqoftë, këto mutacione që kanë një rol modest në zhvillimin e sëmundjes.

Studiuesit nga universiteti ”Rockefeller” në Nju Jork janë në kërkim të mutacioneve me një ndikim më të madh, duke studiuar gjenomin e njerëzve të shëndetshëm nën 50 vjeç që kanë pasur forma të rënda të Covid-19.

Pyetja e dytë që duhet të zgjidhet është se sa zgjat imuniteti nga Covid-19.

Niveli i antitrupave neutralizues ndaj virusit mbetet i lartë për dy javë pas infeksionit, dhe pastaj bie. Te ata që kanë pasur forma më të rënda, niveli i antitrupave në nivele më të larta zgjat më shumë. Por, nuk dihet se cili nivel i antitrupave neutralizues është i nevojshëm për të shmangur një infeksion të ri SarsCov2 ose për të zvogëluar simptomat e një infeksioni të ri.

Pyetja e tretë janë mutacionet e zhvilluara nga virusi.

Të gjitha viruset ndryshojnë dhe SarsCov2 nuk bën përjashtim. Studiuesit po debatojnë nëse një mutacion në proteinën S të virusit, i cili u shfaq në Europë në shkurt dhe tani është mbizotërues në botë, përveç që e bën virusin më infektiv në laborator, prek qeniet njerëzore.

Pyetja e katërt ka të bëjë me vaksinën.

Tani ka rreth 200 vaksina në zhvillim në të gjithë botën dhe 20 prova klinike. Testet e para në shkallë të gjerë pritet të fillojnë muajt e ardhshëm.

Studimet e Universitetit të Oksfordit kanë treguar që vaksina parandalon infeksionin e mushkërive dhe pneumoninë, por nuk e bllokon atë në pjesën tjetër të trupit, siç është në hundë.

Pak të dhëna njerëzore sugjerojnë që vaksinat kundër Covid-19 mund të detyrojë trupin të krijojë antitrupa neutralizues, të aftë për të parandaluar virusin nga infektimi i qelizave. Por, është e paqartë nëse ky nivel është i mjaftueshëm për të ndaluar infeksionet e reja dhe sa zgjasin antitrupat.

Pyetja e pestë dhe e fundit ka të bëjë me origjinën e virusit, një enigmë e vërtetë.

Është rënë dakord për lakuriqin e natës si pikënisje, duke marrë parasysh ai mbart dy koronaviruse shumë të ngjashme (96%) me SARSCoV2. Përpjekjet e bëra deri tani në Kinë dhe Azinë Juglindore për të izoluar virusin te kafshët e egra kanë qenë të pasuksesshme.

SHKARKO APP