Ende shifra të larta infektimesh, por numri i vdekjeve në Spanjë vazhdon të bjerë. Të dhënat e fundit

Numri i vdekjeve nga koronavirusi në Spanjë ka shënuar rënie për te treten dite radhazi, raporton BBC. Parditen e sotme Ministria sanjolle e Shëndetësisë raportoi per 510 viktima ne 24 orët e fundit.

Të premten numri i të vdekurve ishte 605, ndërkohë që dita më e keqe në Spanjë ishte 2 prilli, kur humbën jetën 950 njerëz.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve nga sëmundja COVID-19, që shkaktohet nga koronavirusi i ri, ka arritur në 16,353.

Sa i përket numrit të të infektuarve, autoritetet spanjolle njoftuan se ai ka shkuar në mbi 161 mijë.

Spanja, është vendi i dytë pas Italisë për nga numri më i lartë i viktimave nga koronavirusi i ri.

Numri i përditshëm i vdekjeve në Spanjë ka rënë për disa ditë, duke dhene keshtu shpresë se më e keqja e shpërthimit ka mbaruar.

SHKARKO APP