“Ëndërrimtarët” Daca, Obama: Eleminimi i skemës është i gabuar

Ish-presidenti amerikan, Barack Obama, ka reaguar pas shfuqizimit të skemës Daca për mbrotjen e të rinjve emigrantë. Sipas tij, ky vendim i administratës Trump është i gabuar dhe ish-Presidenti i kërkon Kongresit të mbrojë të rinjtë dhe të ardhmen e tyre në Shtetet e Bashkuara.

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka sulmuar administratën Trump për eleminimin e skemës së tij për mbrojtjen e të rinjve emigrantë e të padokumentuar.

Programi i Shtyrjes së Veprimit për të Rinjtë Emigrantë të Ardhur, i njohur si Daca, u shfuqizua një ditë më parë dhe mendohet se mund të prekë rreth 800,000 përfitues.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edhe pse përfituesit aktualë nuk do të shohin efekte të këtij shfuqizimi për të paktën 6 muaj, Shtetet e Bashkuara tashmë nuk do të lejojnë më aplikime të reja.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në një apel drejtuar Kongresit, ish-presidenti Obama e konsideroi vendimin si “mizor” dhe “të gabuar”.

“Është e gabuar të shënjestrosh të rinjtë – sepse ata nuk kanë bërë asgjë të gabuar. Në fund të fundit, kjo ka të bëjë me mirësjelljen themelore. Ka të bëjë me faktin nëse jemi njerëz që i përjashtojmë të rinjtë premtues apo nëse i trajtojmë siç duam që të trajtohen fëmijët tanë,” shkroi mes të tjerash ish-Presidenti në një postim të gjatë në faqen e tij zyrtare në Facebook.

Sipas Obamës, tashmë përgjegjësia për çështjen ka kaluar nga Shtëpia e Bardhë tek Kongresi dhe anëtarët e kësaj të fundit duhet t’i mbrojnë të rinjtë dhe të ardhmen e Shteteve të Bashkuara.

Sidoqoftë, administrata Trump, e ka konsideruar programin si jo-kushtetues, pasi për miratimin e tij Obama nuk përfilli Kongresin.

Presidenti Trump tashmë është i gatshëm të bashkëpunojë me Kongresin për të sjellë një reformë të re për emigracionin, duke vendosur shtetasit amerikanë në plan të parë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?