“Ëngjëlli” që jeton me diktatorin mizor (FOTO)
Liderët më të këqinj kanë përkrah tyre gra të ndjeshme, delikate dhe mbi të gjitha, shumë të bukura. Diktatori i Koresë së Veriut, Kim Jong-un ka vëmendjen e botës ndërsa vazhdon të shkëmbejë kërcënime me Presidentin e SHBA, Donald Trump. Por kush është gruaja e Kim? Ajo quhet Ri Sol-ju dhe shtypi i huaj e ka cilësuar si një ndër femrat më të bukura të botës.
Ndërsa sytë e botës janë të fiksuara tek Kim, gruaja e tij Ri Sol-ju mbetet në hije, shumë pak flitet për tv dhe në internet fotot e saja janë në numër të pakët. Shumë pak dihet për Zonjën e Parë të Koresë së Veriut.
Ajo u fotografua për herë të parë duke shoqëruar bashkëshortin e saj në një ngjarje të rëndësishme në verën e vitit 2012, ndërsa në korrik mediat shtetërore të Koresë së Veriut konfirmuan se ata ishin të martuar.
Ka aludime se dasma e tyre u zhvillua në vitin 2009, gjatë kohës kur Kim përgatitej për të pasuar babain e tij Kim Jong-il.
“Udhëheqësi i vdekur i Koresë së Veriut, Kim Jong-il, organizoi me shpejtësi martesën e djalit të tij të vogël, pasi kaloi një sëmundje të keqe në 2008”,-tha analisti Cheong Seong-chang.
Ka pasur raporte që Kim u bë baba në vitin 2010, por nuk dihet nëse Ri është nëna e fëmijës. “Ri Sol-ju u shfaq në skenë në vitin 2010 si anëtare e Orkestrës Unhasu, edhe pse ishte shtatzanë”, citoi gazeta koreano-jugore “Chosun Ilbo”.
“Në Korenë e Veriut është e pamendueshme që një grua e parë shtatzënë të performojë në skenë”,- tha një burim diplomatik.
Ka spekulime se vitin e kaluar zonja Ri nuk u shfaq në publik për plot nëntë muaj. Disa sugjeruan se ajo mund të kishte pasur një mosmarrëveshje me motrën e bashkëshortit të saj, Kim Yo-jong, e cila është përgjegjës për krijimin e kultit personal të Jong-un.
Flitet se zonja Ri mund të jetë ekzekutuar në muajin dhjetor kur u paraqit në një konkurs të trajnimit luftarak ajror me burrin e saj.
Burimi: Daliy Express/Përshtati: Redjon Shtylla

KOHA JONË SONDAZH

