Epidemia COVID-19 në Francë

Përgatiti: Hamza HATIKA
Shifrat zyrtare të situatës në spitalet dhe azilet e pleqeve në lidhje me koronavirusin (SARS-CoV-2), COVID-19, evolucionin e tij në Francë dhe në botë si edhe masat ndaj kujdesit shëndetësor paraqitet një rritje e frikshme.
Në Francë, situata epidemiologjike vazhdon të përkeqësohet me një rritje të treguesve në rang kombëtar që shënojnë një progres të epidemisë COVID-19 në të gjithë territorin.
Megjithëse rritja e numrit të rasteve të konfirmuara nga sistemi SI-Dep nuk mund të specifikohet saktë këtë javë, numrat e rasteve të reja të konfirmuara, si edhe rastet e konfirmuara në shtëpitë e të moshuarve, apo edhe shtrimet e reja në spital me pranimet e reja në kujdesin intensiv si dhe vdekjet nga COVID-19 dhe vdekshmëria e të gjitha shkaqeve vazhdon të rritet.
Evolucioni i situatës në spitalet për COVID-19 në javën 44 është shumë shqetësuese dhe parashikohen tensione në spitalet e të gjitha rajoneve në javët e ardhshme nëse vazhdon ky përparimi i epidemisë.
Më 9 nëntor 2020, 99 departamentet janë në një situatë të ndjeshmërisë së lartë ndaj infektimeve dhe mbi 89% e shtreërve janë me pacientë.
Respektimi i diferencuar i masave kolektive, veçanërisht kontrolli rigoroz, janë vendimtare në uljen e ndikimit të epidemisë në sistemin e kujdesit shëndetësor.
Rastet në të gjithë botën: 50,414,235 raste të konfirmuara që nga 12/31/19 përfshirë 9,245,073 në Evropë!
Vdekjet në të gjithë botën: 1,255,831 vdekje që nga 12/31/19 përfshirë 243,470 në Evropë!
Ky është numri më i lartë i përditshëm që nga fillimi i valës së dytë të epidemisë.
Drejtori i Përgjithshëm i Shëndetësisë gjithashtu njoftoi se 1,807,479 raste të Covid-19 se ishin regjistruar gjithsej në Francë që nga fillimi i epidemisë.
Numri i pacientëve të shtruar në Francë qëndron në 31,125, duke përfshirë 4,690 në njësitë e kujdesit intensiv, dmth 163 më shumë se një ditë më parë.
Rekordi i trishtuar i vdekjeve i regjistruar në 24 orët e fundit në spitale gjatë valës së parë në pranverë u kalua në 6 Prill, me 613 vdekje.
Covid-19: 551 vdekje të reja ndodhën në spital brenda 24 orësh në Francë!
Shkalla e pozitivitetit 19.8% e testeve.

SHKARKO APP