Epidemia e kolerës në Jemen, 1 700 të vdekur dhe mbi 300 000 raste të dyshuara

Epidemia e kolerës, që është përhapur në Jemen që prej fundit të muajit prill, ka prekur tashmë më shumë se 300 000 persona dhe më shumë se 1 700 kanë humbur jetën, njoftoi sot Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (CICR).

“Epidemia e kolerës në Jemen vazhdon të progresojë në mënyrë të pakontrolluar. Sot, më shumë se 300 000 persona dyshohen se janë të sëmurë”, shtoi CICR.

“Më shumë se 1 700 persona kanë humbur jetën”, theksoi një zëdhënëse e CICR, Iolanda Jaquemet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në bilancin e fundit, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OMS) njoftoi një bilanc nga 27 prilli deri më 2 korrik, prej 262 694 raste të dyshuara dhe 1 587 të vdekur në 21 provinca.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?