Era e fortë dhe dëbora e dendur godet bregun lindor të Amerikës
Mijëra fluturime janë anuluar në Boston, pasi komunitetet bregdetare ishin përgatitur për më shumë përmbytje. Më shumë se 1 milionë banorë në verilindje mbetën pa energji elektrike.
Bregu lindor i Amerikës është goditur nga një tjetër stuhi. Më shumë se 1 milionë njerëz kanë mbetur pa energji elektrike. Era arriti shpejtësinë 96 deri 112 km në orë.
“Ishte si një krismë shokuese nga larg. Eca gati 4 km dhe pashë pemën të binte në mes të rrugës”-thotë një banor
80 milionë njerëz gjenden në mes të stuhisë nga Carolina në Maine. 22 milionë njerëz u lajmëruan për përmbytje në bregdet, duke detyruar shumë shtetas të evakuohen.
“Shkollat e fëmijëve të mi janë mbyllur sot, energjia elektrike mungon. Nuk kemi shumë për të ngrënë në shtëpi dhe u përpoqa të shkoja në dyqan por dyqanet janë të mbyllura”-ankohet një zonjë
Shikim i turbullt, dëborë e rëndë dhe era e fortë e kanë bërë udhëtimin shumë të pasigurt.
KOHA JONË SONDAZH

