FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Erdogan akuzon Uashingtonin se po ‘’sakrifikon’’ marrëdhëniet me Ankaranë

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan njoftoi sot se SHBA po rrezikon së “sakrifikuari’’ marrëdhëniet e saj me Turqinë, duke akuzuar ambasadorin amerikan në Ankara si burimin e tensioneve aktuale mes dy vendeve.

«E them shumë qartësisht, është ambasadori amerikan John Bass burimi i tensioneve dypalëshe”, pohoi ai.

‘’Është e papranueshme që SHBA të sakrifikojë një partner strategjik si Turqia, e gjitha kjo për një ambasador të pacipë », shtoi Erdogan gjatë një fjalimi me tone të ashpra në Ankara.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tashmë të tendosura prej disa muajsh, marrëdhëniet mes Turqisë dhe SHBA, dy vende partnere në NATO, janë përkeqësuar së tepërmi pas akuzës për ‘’spiunazh’’, javën e kaluar, të një punonjësi turk të konsullatës amerikane në Stamboll.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai është i akuzuar nga ana e gjykatës turke për lidhje me predikuesin në mërgrim në SHBA, Fethullah Gülen, i përcaktuar nga ana e Ankarasë si truri i tentativës së grushtit të shtetit më 15 korrik 2016.

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?