Erdogan: BE, e verbuar. Nuk përkulemi para kërcënimeve

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, thotë se vendi nuk përkulet ndaj kërcënimeve për mosmarrëveshjen me Greqinë dhe Qipron rreth pretendimeve detare në Mesdheun Lindor, teksa ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian u mblodhën në Bruksel për të diskutuar mbi këtë çështje.

”Bashkimi Evropian nuk duhet t`ia lejojë vetes që të përdoret nga pala greke dhe ajo greko-qipriote”, u shpreh kreu i shtetit turk. Takimi i shefave te diplomacive evropiane paraprin samitin e krerëve të Bashkimit Evropian të enjten në Bruksel, ku Athina shpreson shumë që dilet me një deklarata sanksionesh ndaj Turqisë.

Greqia kërkon që udhëheqësit e bllokut t’i japin shefit të politikës së jashtme, Josep Borell një “mandat të qartë” për masa që të përfshijnë një embargo armësh si dhe ndalimin e financimit të bankave dhe kompanive turke nga institucionet evropiane.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?