Erdogan bisedë telefonike me Putin, theksohet bashkëpunimi në luftën ndaj Covid-19

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun rus, Vladimir Putin, shkruan Anadolu Agency.

Siç njoftoi Drejtoria e Komunikimeve e Presidencës së Turqisë, gjatë bisedës telefonike është diskutuar bashkëpunimi në luftën kundër koronavirusit të ri (COVID-19), marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet rajonale.

Sipas të dhënave të fundit në Turqi janë shënuar 277 viktima dhe 15,679 të infektuar nga Covid-19, ndërsa në Rusi 24 viktima dhe 2,777 të infektuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të dyja vendet kanë dërguar ndihma për Italinë e cila është vendi më i prekur në botë nga koronavirusi me 13,155 viktima dhe 110,574 të infektuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?