Erdogan do që Turqia të bëhet anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan kërkon që vendi i tij të sigurojë një vend të përhershëm në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB). “Si Turqi po përpiqemi të bëhemi anëtarë të përhershëm, por nuk kemi arritur ndonjë rezultat”, deklaroi ai nga Stambolli. Erdoğan tha se anëtarët e përhershëm aktualë nuk kanë treguar asnjë qëllim për të mbështetur kërkesën e Turqisë. Këshilli i Sigurimit aktualisht përbëhet nga 15 anëtarë: 5 të përhershëm: Kina, Franca, Rusia, Britania e Madhe dhe SHBA dhe 10 jo të përhershëm të zgjedhur për mandate dyvjeçare nga Asambleja e Përgjithshme.