Erdogan: “Do të ndërtoj një nëndetëse çdo vit”

Turqia do të ndërtojë një nëndetëse çdo vit duke nisur nga viti 2022.Gjithsej gjashtë nëndetëse të reja, një çdo vit, do të hyjnë në shërbim në Forcat Detare Turke midis viteve 2022 dhe 2027, tha të dielën Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan.

“Duke filluar nga viti 2022,marina turke do të marrë një nëndetëse çdo vit. Do të ndërtohen gjithsej gjashtë nëndetëse, e fundit do të dorëzohet në 2027, “tha ai gjatë vizitës në një kantier.

Vendi nisi ndërtimin e nëndetëses së parë, Pirireis, katër vjet më parë, tha Erdogan, duke theksuar se nëndetësja do të vihej në shërbim në vitin 2022.

Swiss Digital Desktop Reklama

Erdogan tha se shpresonte që nëndetëset të ishin të dobishme për vendin, kombin, ushtrinë dhe marinarët.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?