Erdogan: Duhen vite për të rindërtuar Gazën, Turqia ka rol të rëndësishëm
Rindërtimi i Gazës me siguri do të zgjasë me vite dhe Turqia ka një rol të rëndësishëm tha presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan. Ai përsëriti se fazat e rindërtimit në Gaza do të diskutohen dhe do të vendosen me Shtetet e Bashkuara dhe vendet e Gjirit. “Ne duhet ta rindërtojmë Gazën dhe të garantojmë mbështetjen tonë për vëllezërit dhe motrat tona në Gaza”, tha udhëheqësi turk.
Ministri i Jashtëm egjiptian, Badr Abdelatty, deklaroi për Associated Press para samitit të djeshëm se janë përzgjedhur 15 teknokratë palestinezë për të administruar Gazën në periudhën pas luftës. Ai tha se emrat e tyre janë miratuar tashmë nga Izraeli.
Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), i cili aktualisht po vlerëson nevojat për rindërtim në Gaza, thotë se mbi 80% e të gjitha ndërtesave në Rripin e Gazës janë të shkatërruara ose të dëmtuara, ndërsa në kryeqendrën Gaza City kjo përqindje arrin në 92%.
KOHA JONË SONDAZH

