Erdogan flet për krijimin e një administrate të re për Jeruzalemin: Sjellim ushtrinë, Biden i ka duart me gjak

Situata e përgjakur midis Izraelit dhe Palestinës, ka nxitur një tjetër reagim të fortë të Presidentit truk, Rexhep Tajip Erdogan. Ai propozon krijimin e një administrate të re për Jeruzalemin. Erdogan e hodhi idenë gjatë një konference për shtyp, ku tha se Turqia do ta mbështeste hap pas hapi zbatimin e një plani të tillë, politikisht por edhe ushtarakisht.

”Izraeli përpiqet të legjitimojë veprimet e tij duke përmendur rezistencën palestineze. Po palestinezët nuk kanë avionë luftarakë, ndërsa ju nga ana tjetër keni pafund. Kë po përpiqeni të gënjeni? E dënoj Austrinë që mban varur flamurin izraelit. Mendoj se Austria po i bën myslimanët të paguajnë për kohën kur hebrenjtë iu nënshtruan genocidit”, thotë Erdogan.

Duke kujtuar pozicionin e Shteteve të Bashkuara si aleat kyç i Izraelit, presidenti turk nuk kurseu në komentet e tij të ashpra as vetë shefin e Shtëpisë së Bardhë, Joe Biden. “Ju po e shkruani historinë me gjak nëpër duar. Na detyruat ta themi këtë, sepse nuk mund të heshtim më”, u shpreh presidenti turk. Gjatë sundimit të tij 18-vjeçar, presidenti turk ka fituar mbështetje në mbarë Lindjen e Mesme duke u shfaqur si përkrahës i fuqishëm i kauzës palestineze.

SHKARKO APP