Erdogan: Ftoj vendet islamike të marrin masa kundër Izraelit për sulmet në Palestinë dhe në xhaminë Al-Aksa
Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan, në një postim në Tëitter ka reaguar në lidhje me trazirat në Izrael, ku ka dënuar për sulmet e bëra ndaj Palestinës dhe xhamisë Al-Aksa.
Erdogan shkruan se çdo musliman e ka për detyrë që të mbrojë nderin dhe krenarinë e qytetit të Kudsit, pasi është qyteti i tre feve të shenjta.
“Unë ftoj të gjithë botën, veçanërisht vendet islamike, të marrin masa efektive kundër sulmeve të Izraelit në Mesxhid al-Aksa, Jeruzalem dhe shtëpitë Palestineze. Çdo musliman e ka për detyrë të mbrojë dinjitetin, nderin, krenarinë e qytetit të shenjtë Kudsit.
Çdo sulm që kryhet ndaj vendeve të adhurimit, veçanërisht ndaj Xhamisë Al-Aksa dhe muslimanëve në Kuds, në të njëjtën kohë nënkupton se është kryer edhe ndaj nesh. Është detyrë e çdo individi që thotë se ‘jam njeri‘ që të kundërshtojë mizorët që ndotin Kudsin, qytetin e tri feve të shenjta me sulme të pandërgjegjshme, imorale, të paligjshme dhe mosrespektuese”, shkruan në postimin e tij Erdogan.
İslam ülkeleri başta olmak üzere tüm dünyayı İsrail’in Mescid-i Aksa’ya, Kudüs’e ve Filistinlilerin evlerine yönelik saldırılarına karşı etkili şekilde harekete geçmeye davet ediyorum. pic.twitter.com/RLhsZV6Osk
— Recep Tayyip Erdoğan (@RTErdogan) May 8, 2021