Erdogan godet në kokë një fëmijë, pas debati në rrjet (VIDEO)

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan është vënë në qendër të kritikave, pasi është kapur në kamera duke goditur një fëmijë.

Video e cila po qarkullon në rrjetet sociale, shfaq presidentin turk gjatë inaugurimit të një ure në qytetin e Rizës.

Përpara tij ndodhen disa fëmijë që mbajnë në duar shiritin e inaugurimit. Njëri prej tyre e ka prerë atë përpara Erdoganit, veprim i cili siç duket nuk i ka pëlqyer presidentit turk.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në video shihet teksa Erdogan godet fëmijën në kokë dhe më pas e qorton, veprim që u pasua me reagime të forta dhe nxiti një valë debatesh në rrjete sociale.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?