Erdogan i përgjigjet Draghi-t: Ke dëmtuar marrëdhëniet mes dy vendeve

Presidenti turk Erdogan nuk i harron fjalët e kryeministrit italian Mario Draghi, që e cilësoi si diktator. Ai u shpreh se me këtë deklaratë janë dëmtuar rëndë marrëdhëniet mes dy vendeve dhe se Draghi nuk është një person i zgjedhur nga populli në postin e tij, por thjesht një i emëruar.

“Deklaratat e kryeministrit italian janë të padenja dhe të paedukata. Fjalët e tij kanë prerë me sëpatë marrëdhëniet mes Italisë dhe Turqisë të cilat ishin në një nivel shumë të lartë deri në momentin që Draghi u shpreh në atë mënyrë.”

Erdogan shtoi se nuk i duhet dhënë asnjë rëndësi fjalëve që përdor apo nuk përdor kryeministri italian. por se ky zotëri me emrin Draghi, me këtë deklaratë, sipas tij ka dëmtuar marrëdhëniet mes dy vendeve/

SHKARKO APP