Erdogan i puth dorën Joe Biden? Kamerat kapin momentin e ”sikletshëm”
Në Bruksel u mblodhën liderë nga e gjithë bota, në kuadër të Samitit të NATO-s. Me qindra e mijëra fotografë janë në shënjestër të kapjes së detajeve, siç ishte ai me Presidentin e Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, i cili gjatë samitit u takua me Presidentin e SHBA-së, Joe Biden.
Një takim i pritur me shumë kureshti, dhe ajo çfarë ra në sy gjatë takimit ishte mënyra e tyre e përshëndetjes.
Kamerat kanë fotografuar një moment kur Erdogan dhe Biden tokin grushtat me njëri-tjetrin pasi shtrëngimi i duarve është i ndaluar në këtë kohë pandemie dhe në një moment duket sikur Erdogan ishte duke i’u afruar Biden për ti puthur dorën, por nuk ishte ashtu. Ai po ngrihej dhe kamerat e ”kapën” në një pozicion që dukej sikur po i afrohej dorës së presidentit amerikan.
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden është shprehur se pati një “takim shumë të mirë” me homologun e tij turk, Recep Tayyip Erdoğan. Komentet e presidentit Biden vijnë pas takimeve midis delegacioneve turke dhe amerikane, që filluan pas bisedës dypalëshe të presidentëve të SHBA-së dhe Turqisë.