Erdogan: Izraeli të gjykohet për ”krime lufte” në Gazë
Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, i ka thënë sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, se Izraeli duhet të mbahet përgjegjës nga gjykatat ndërkombëtare për “kryejnë e krimeve të luftës” në Rripin e Gazës, tha Presidenca turke.
Izraeli e ka kryer një ofensivë ajrore dhe tokësore kundër Hamasit – grupit radikal palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian në Gazë, ku si pasojë kanë vdekur më shumë se 15.000 njerëz.
Po ashtu Izraeli i shpalli luftë Hamasit pasi luftëtarët e grupit radikal e kryen një sulm tronditës në Izrael më 7 tetor, ku i vranë më shumë se 1.200 njerëz dhe i rrëmbyen 240 të tjerë.