Erdogan: Jemi gati të negociojmë me Greqinë
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan u duk se ishte gati të pranonte të ulej për bisedime me Greqinë në lidhje me tensionet në Mesdheun Lindor. Ne mund të takohemi në një terren të përbashkët ku të gjithë mund të fitojnë, deklaroi Erdogan. Komentet e Erdogan erdhën ndërsa Sekretari i Shtetit i SHBA, Mike Pompeo, bëri thirrje për një moratorium midis Greqisë dhe Turqisë dhe fillimin e një dialogu. Ne mund të ndjekim një politikë të favorshme dhe mund të ulemi në të njëjtën tryezë me të gjithë, përveç Qipros Jugore, presidenti turk.
Ai urdhëroi gjithashtu zyrtarët e partisë të identifikojnë iniciativat ku Turqia ka bashkëpunuar ose dhënë hua për vendet e tjera në rajon dhe Greqinë në veçanti. Megjithatë, presidenti turk këmbënguli gjithashtu se shprehja e një dëshire për të biseduar nuk do të thotë se turqia do të lëshojë diçka nga e drejta e tyre.