”Erdogan ka vdekur”, ndiqen penalisht 30 persona

I ndodhur në një valë lajmesh që flasin për një sëmundje të rëndë, presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka hedhur poshtë lajmet dhe sot bëri një dalje publike.

Autoritetet turke kanë nisur procedurat ligjore po ashtu ndaj 30 personave për një sërë mesazhesh të publikuara në rrjetin social Twitter, ku shkruanin se presidenti kishte vdekur.

”Këta persona janë duke u përballur me procedim ligjor sepse dyshohet se kanë shpërndarë informacione të rreme dhe përmbajtje manipuluese ndaj Erdogan. Të dyshuarit janë identifikuar dhe ndaj tyre ka filluar procedura ligjore”.

SHKARKO APP