Erdogan kërcënon BE: Nëse na pengoni në Siri, ju sjellim 3.5 milionë refugjatë!
Kritikave të komunitetit ndërkombëtar për ofensivën në Siri, presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, ju përgjigj me tone kërcënuese. Ai paralajmëroi të kthejë në Europë miliona refugjatët që po strehon Turqia.
“Hej Bashkimi Europian, mblidhe veten! Po e përsëris edhe një herë. Nëse përpiqesh ta etiketosh këtë operacion si një pushtim, është shumë e thjeshtë. Ne do të hapim dyert dhe do të dërgojmë 3.6 milionë refugjatët drejt Europës. Që prej fillimit të operacionit, 109 terroristë janë vrarë deri më tani. Si të gjitha operacionet e ndërmarra nga Turqia, qëllimi i “Pranverës së Paqes” është të kontribuojë në integritetin territorial e politik të Sirisë”, tha Erdogan.
KOHA JONË SONDAZH

