Erdogan kërkon ndihmën e Evropës për t’i dhënë fund konfliktit në Libi

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan i ka bërë thirrje Evropës që të mbështesë përpjekjet e vendit të tij në Libi, në mënyrë që t’i jepet fund konfliktit.

Turqia po i ofron mbështetje ushtarake qeverisë libiane, që njihet ndërkombëtarisht.

Erdogan i bëri këto komente në një kolumne të publikuar në Politico, që vjen një ditë samitit në Berlin, ku do të bëhen përpjekje për stabilizimin e rajonit.

Në këtë takim pritet që Gjermania dhe Kombet e Bashkuara të kërkojnë nga palët rivale në Libi, që po luftojnë për kontrollin e kryeqytetit, Tripoli, të pajtohen për një marrëveshje armëpushimi, si hap i parë drejt arritjes së një marrëveshjeje të paqes.

Turqia mbështet qeverinë e Fayez al-Serraj në Tripoli dhe thotë se Khalifa Haftar, që udhëheq Ushtrinë Kombëtare Libiane, është person që po kërkon të bëjë puç, shkruan Rel.

“Duhet pasur parasysh që Evropa është më pak e interesuar që t’i ofrojë mbështetje ushtarake Libisë dhe zgjidhja është që të punojë me Turqinë, që tashmë ka premtuar ndihmë ushtarake”, ka shkruar Erdogan.

“Ne do t’i trajnojmë forcat e sigurisë së Libisë dhe do t’iu ndihmojmë që të luftojnë terrorizmin, trafikimin me qenie njerëzore”, tha ai.

Samiti i së dielës në Berlin pritet t’i bëjë presion Haftarit dhe luftëtarëve të tij, që të ndalojnë ofensivën në Tripoli.

Haftar dhe Serraj pritet që të jenë të pranishëm në Berlin, së bashku me liderët nga Turqia, Rusia, Egjipti, vendet perëndimore dhe fuqitë arabe.

Konflikti në Libi ka nisur që prej rënies nga pushteti të Muammar Gaddafit më 2011.

SHKARKO APP