Erdogan kërkon pushtet jashtë vendit, krijon parti në Gjermani

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka krijuar një parti politike për “personat me rrënjë të huaja” në Gjermani që “do të qëndrojë kundër racizmit anti-musliman”.

Erdogan njoftoi se Aleanca Demokratike për Diversitet dhe Zgjim (DAVA), e cila u krijua zyrtarisht më 7 janar, do të marrë pjesë në zgjedhjet evropiane që do të mbahen në qershor të këtij viti. Partia e cila është një degë e partisë së vetë udhëheqësit në Turqi, AKP, ka nxitur reagime dhe shqetësime të menjëhershme nga partitë e tjera në Gjermani.

Krijimi i partisë nga Erdogan pasi ligji u ndryshua muajin e kaluar që bëri të mundur që ata që jetojnë jashtë BE-së të kenë shtetësi të dyfishtë në Gjermani, gjë që ka potencialin t’u japë të drejtën e votës 1.5 milionë turqve që jetojnë në Gjermani.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?