Erdogan: Kompetencat e reja nuk më bëjnë diktator

Në një dalje të parë publike për një media të huaj pas referendumit në Turqi për ndryshimet kushtetuese, Presidenti Turk, Recep Tayyip Erdogan u shpreh se planet e tij për të marrë përsipër kompetenca të reja nuk do të kthejnë atë në një diktator.

Në një intervistë ekskluzive me CNN, Erdogan theksoi se një paketë e reformës kushtetuese, e mbështetur nga një shumicë të ngushtë e votuesve të Turqisë në një referendum të dielën nuk kishte të bënte me atë personalisht.

“Ndryshimet kushtetuese në proces në Turqi nuk më bëjnë mua një diktator, jam i vdekshëm dhe mund të vdes nga çasti në çast”, tha presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, në një intervistë ekskluzive për CNN, duke shtuar se fitorja e “po” në referendumin mbi sistemin presidencial “paraqet një transformim të historisë demokratike të vendit”. “Aty ku ekzistojnë diktaturat nuk është e nevojshme që të ketë një sistem presidencial”, shtoi ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas kushtetutës të rishikuar, Erdogan do të jetë në gjendje të heqë postin e kryeministrit dhe të marrë kompetenca të reja për të “sunduar” me dekret.

Swiss Digital Mobile Reklama

Rregullimet e reja i japin atij fuqinë për të emëruar një qeveri dhe disa gjyqtarë të lartë. Fuqia e Parlamentit për të shqyrtuar legjislacionin është frenuar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?