Erdogan mbërrin në Kiev, Moska nis anti-ajrorët në Bjellorusi
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka mbërritur në Kiev, ku u prit me nderime të larta shtetërore nga homologu Volodimir Zelenski.
Vizita e Erdoganit vjen në vazhdën e përpjekjeve të kreut të shtetit turk për të ndërmjetësuar në krizën e krijuar mes Ukrainës dhe Rusisë, që ka grumbulluar 100 mijë trupa në kufirin me vendin fqinj.
Turqia ruan marrëdhënie të mira si me Kievin, ashtu edhe me Moskën dhe Erdogan është ofruar me kohë të bisedojë me të dyja palët shtensionimin e situatës.
Si vend anëtar i NATO-s, ajo nga sa pohoi më herët presidenti turk, në rastin e shpërthimit të një konflikti, do të rreshtohet në krahun e aleancës veri-atlantike. Kurse ministria ruse e mbrojtjes publikonte pamjet e sistemeve antiajrore ruse S400 që mbërrinin në Bjellorusi.