Erdogan mbështet dhunën policore ndaj të rinjëve: Janë studentë këta apo terroristë?
Përplasjet mes studentëve të Universitetit Bogazici dhe policisë vazhdojnë. Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan i dënoi ashpër veprimet e tyre. ”Janë student apo terroristë këta që përpiqen të mësyjnë zyrën e rektorit dhe ta uzurpojnë atë?”, u shpreh ai.
Që nga fillimi i janarit studentët protestojnë kundër emërimit të ish-politikanit të AKP-së, Melih Bulu si rektor, një vendim me dekret presidencial. Ndalimet policore pa arsye apo bastisje shtëpish natën ishin javën e kaluar në rend të ditës.
Erdogan pretendoi se mes studentëve janë përzierë elementë opozitarë, të cilët në të shkuarën në mitingjet e tyre kishin kërkuar skenarë të ndyrë si grushtin e shtetit. Paralelizmat që bën Erdogani me protestat e të rinjve aktualisht i kanë habitur shumë vëzhguesit zgjedhorë. Për shkak se elektorati i partisë konservatore islame, AKP, sipas sondazheve, ka rënë nën 40%, mund të mendohej se çdo votë ia vlen, edhe ajo e të rinjve.