FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Erdogan ndalon të quhen “arena” stadiumet

Kryetari i Turqisë Recep Tayyip Erdogan ka urdhëruar që të ndalohen stadiumet me ermin “arena” duke thënë se ky emërtim vjen nga Roma e lashtë për vendet ku njerëzit kanë luftuar për jetë ose për vdekje. “Në gjuhën tonë nuk ekziston diçka e tillë. Jam kundër tyre, e dini ç’është bërë në të kaluarën aty. Nëpër to kafshët kanë shqyer njerëzit”, citohet të ketë thënë Erdogan. Fjala stadium nga fjale vjetër greke e latine. Edhe arena vjen nga fjala latine “harena” dhe në përdorim është prej disa shekujsh, shpjegon fjalori i gjuhës angleze nga Oxford. Erdogan në fjalimin para vijuesve të shkollave të larta fetare ka thënë se ka urdhëruar ministrin e sportit që stadiumet të mos quhen më arena. E ka bërë këtë në stadiumin e Stambollit që mban emrin e tij e ku luan ekipi Kasimpasha. Në Turqi janë disa stadiume që quhen arena, përfshirë edhe Vodafone Arena-n e famshme, në të cilën luan Besiktas dhe Turk Telecom Arena, e Galatasarayt.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?