Erdogan në Athinë me 7 Dhjetor, çfarë pritet të diskutohet mes dy palëve?

Këshilli i Lartë i Bashkëpunimit Greqi-Turqi do të mbahet më 7 dhjetor në Athinë ku do të marrë pjesë edhe presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan.

Diskutimi për detajet e takimit të radhës mes kryeministrit Kyriakos Mitsotakis dhe Erdogan u zhvillua ditën e djeshme në Ankara.

Është vendosur që të rishikohen dhe aktivizohen masat që tashmë janë vendosur dhe janë në listën e vitit 2011. Ndër to, aktivizimi i linjës telefonike ndërmjet bazave ajrore Larisa-Eskişehir, shkëmbimi i vizitave të oficerëve, organizimi i aktiviteteve sportive etj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas Ministrisë së Jashtme, ndryshimi i vendndodhjes së takimit, i cili do të mbahet në kuadër të Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë Greqi-Turqi, është rënë dakord nga të dyja palët. Sipas informacioneve, vendi i takimit është ndryshuar për arsye organizative dhe sigurie, pas konsultimeve mes dy palëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kryeministri Mitsotakis është shprehur se pavarsisht dallimeve me presidentin turk do ta mirëpresë atë në Greqi.

“Qëndrimi i mëparshëm ndaj Greqisë ishte jashtëzakonisht kundërproduktiv.Unë tashmë e kam takuar Rexhep Tajip Erdoganin dy herë në muajt e fundit, dhe nuk jam plotësisht dakord me deklalarat e tij për Hamasin, por që nuk është arsye për të mos e pritur atë në Greqi.”

Gjatë vizitës në Gjermani, Mitsotakis shtoi se gjatë takimit me Erdoganin do të diskutohet edhe për normalizimin e marrëdhënieve dypalëshe, marrëdhëniet BE-Turqi dhe bashkëpunimin për parandalimin e emigracionit të parregullt.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?