Erdogan: Nga Bosnja në Turqi veç me letërnjoftime. Të tillë marrëveshje edhe me Serbinë

Presidenti i Turqisë foli për marrëveshjen me Bosnje-Hercegovinën. Rexhep Tajip Erodgan tha se në bazë të marrëveshjes, qytetarët do të udhëtojnë për në Turqi me letërnjoftime dhe anasjelltas. Gjatë vizitës në Sarajevë, Erdogan tha se një marrëveshje e ngjashme do të nënshkruhet edhe me Serbinë.

“Ne po punojmë për të nisur një udhëtim të ndërsjellë mes dy shteteve. Ministrat tanë të Jashtëm do të kryejnë procedurat e nevojshme që kjo gjë të jetësohet”, tha Erdogan dhe shtoi se Turqia është me Bosnjë e Hercegovinën në të gjitha çështjet”.

Anëtarët e Presidencës trepalëshe të Bosnjës janë pajtuar se kjo marrëveshje do të ishte e dobishme për të dyja shtetet. Ata konfirmuar se procedurat e mëtejme do të kryhen nga Këshilli i Ministrave të Bosnjë e Hercegovinës.

SHKARKO APP