Erdogan: Nuk na doni në BE? Atëherë…

Presidenti Recep Tayyip Erdogan u prononcua të mërkurën për marrëdhëniet Turqi-BE dhe reagoi ndaj deklaratave të Gjermanisë, vend që së fundmi është shprehur kundër anëtarësimit të vendit të tij në Bashkimin Evropian, gjatë një fjalimi në Takimin e Zgjeruar me Kryetarët e Degëve të Partisë AK, mbajtur në selinë e kësaj force politike në Ankara.

“Nëse nuk mund të duroni as raportin aktual të Turqisë me BE-në, atëherë merrni guximin ta thoni këtë dhe të bëni ç’të jetë e nevojshme burrërisht”, theksoi ai. Erdogan u shpreh thellësisht i shqetësuar për atë se Gjermania e ka vendosur armiqësinë ndaj Turqisë në qendër të atmosferës dhe fushatave elektorale të saj.

“Ky stil politike, i cili gdhihet e ngryset me Turqinë, me partinë time dhe me mua personalisht, nuk mund të sjellë kurrfarë përfitimi për vendet e BE-së. Vallë në Turqi po bëhen këto zgjedhje, apo në Gjermani? Shikoni punën tuaj! Bëni zgjedhjet tuaja, pasi kushdo që fiton, neve s’na intereson aspak”, u shpreh ndër të tjera kreu i shtetit turk.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?