Erdogan: OKB po shndërrohet gjithnjë e më shumë në një strukturë jofunksionale

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka mbajtur fjalimin e tij në Asamblenë e 79-të të Përgjithshme të OKB-së, ku ndër shumë çështje ndërkombëtare është fokusuar edhe në çështjen e Palestinës. Erdoğan fjalimin e tij e filloi duke u fokusuar në çështjen e Palestinës, duke ftuar shtetet nuk e njohin Palestinën që “ta bëjnë atë sa më shpejtë duke qëndruar në anën e duhur të historisë në këtë periudhë kritike”.

“Në vitet e fundit OKB-ja ka qenë e pamjaftueshme në përmbushjen e misionit të saj themelues, duke u shndërruar gjithnjë e më shumë në një strukturë jofunksionale. O ju institucione ndërkombëtare mediatike, vallë nuk janë kolegë tuaj gazetarët që Izraeli i masakron drejtpërdrejtë, i bastis zyrat e tyre.

Çfarë prisni për të parandaluar gjenocidin në Gaza, për t’i thënë ‘ndalo’ këtij persekutimi, barbarie? Ashtu sikurse jemi kundër shënjestrimit të muslimanëve vetëm për shkak të besimit të tyre, në të njëjtën mënyrë ne jemi edhe kundër antizemitizmit”, shtoi ai. Nga ana tjetër, Erdogan theksoi edhe se krijimi i një shteti palestinez të pavarur, sovran dhe gjeografikisht të integruar, me kryeqytet Kudsin Lindor, nuk mund të shtyhet më.

SHKARKO APP