Erdogan paralajmëron tjetër referendum për “dënimin me vdekje”

Presidenti Turk, Rexhep Tajip Erdogan, disa orë pas referendumit kushtetues që do e bëjë vendin Republikë Presidenciale, ka thënë se vendi i tij mund të rikthejë dënimin me vdekje.

Me 98 përqind të votave të numëruara, Erdogan-it i është dhënë leja për të formuar Parlamentin sipas dëshirave të tij. Sipas mediave turke, vota  “Po” qëndron në 51.49%. Kreu i Bordit Zgjedhor u shpreh se rezultatet jozyrtare tregojnë se 1.25 milion vota janë midis po dhe jo.

Janë edhe 600,000 vota që duhet të numërohen. Partia AK në pushtet filloi të festonte herët. Tre qytetet më të mëdha të Turqisë; Stambolli, Ankaraja dhe Izmiri, votuan kundër tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Erdogan tha se ai do të diskutojë dënimin me vdekje me Kryeministrin. Në një fjalim televiziv në Stamboll, ai u shpreh se: “Nëse kërkesa e parlamentit vjen përpara meje, unë do ta miratoj atë. Por nëse nuk ka mbështetje (nga opozita në parlament) … atëherë çfarë duhet të bëjmë? Pastaj mund të kemi edhe një referendum tjetër për këtë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një fitore për Erdoganin që do të përfaqësojë një nga rregullimet më dramatike të sistemit demokratik të vendit që kur Republika u themelua në vitin 1923.

Vota “PO” do të thotë gjithashtu se Erdogan mund të shfuqizojë postin e kryeministrit, një rol që ai e mori që në 2003.

Erdogan disa orë pas votimit u shpreh se: “Me njerëzit, kemi realizuar reformën më të rëndësishme në historinë tonë. Turqia për herë të parë në historinë e saj ka vendosur me vullnetin e parlamentit dhe popullit të saj për një ndryshim kaq të rëndësishëm”.

Komuniteti ndërkombëtar nisi paralajmërimin ndaj Erdogan-it të dielën, që ai duhet të jetë i kujdesshëm.

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Europës, Thorbjorn Jagland, tha në një deklaratë se: “Elektorati turk ka votuar për ndryshimet në Kushtetutë. Duke pasur parasysh rezultatin e ngushtë, udhëheqja turke duhet të marrë parasysh hapat e ardhshëm me kujdes”.

Udhëheqësi turk u paraqit publikisht me krerët europianë në Bruksel, kur ai këmbënguli që të rikthente dënimin me vdekje për këdo që besonte se ishte i përfshirë në grushtin e dështuar të korrikut në 2016.

Mësuesit, oficerët e policisë, gazetarët, ushtarët dhe politikanët e opozitës janë arrestuar dhe ndaluar. Burgjet në Turqi janë të mbushura me njerëz të etiketuar si “mbështetës grushtesh”- shpesh pa dëshmi.

Përshtati: Redjon Shtylla/Koha Jonë

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?