Erdogan-PE: Deklarata juaj na hyn në një vesh dhe na del nga tjetri

Presidenti Turk Erdogan reagoi me zemërim ndaj një mocioni të Parlamentit Europian, që i bën thirrje Turqisë t’i japë fund ofensivës ushtarake në Afrin të Sirisë, kundër milicisë kurde. Përtej zhurmës diplomatike, si BE-ja edhe Ankaraja duken të preokupuar për përmirësimin e marrëdhënieve.

Presidenti Erdogan nga pallati Presidencial, ju drejtua përfaqësuesve nga i gjithë vendi dhe e hodhi poshtë me përçmim mocionin e Parlamentit Europian.

”Ne do të largohemi nga Afrini kur të përfundojmë punën. Çfarë po bëni ju anëtarë të Parlamentit Europian?  Deklarata juaj na hyn në një vesh dhe na del nga tjetri. Çfarë barre keni ndarë ju me ne për strehimin e 3.5 milionë sirianëve?”,-tha Presidenti turk. Thirrja e zotit Erdogan vjen në mesin e shqetësimeve për rritjen e krizës humanitare për qindra mijëra civilë të bllokuar në qytetin Afrin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?