Erdogan: Po përballemi me një stuhi tërmetesh, është e pazakontë. Më 14 maj populli do të flasë
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan thotë se Turqia është përballur me një stuhi tërmetesh dhe për kjo është një situatë e pazakontë.
“Edhe pse disa nuk e pranojnë, kemi përjetuar tërmete që konsiderohen si fatkeqësia e shekullit. Vazhdojmë të përjetojmë tërmete. Të gjithë shkencëtarët thonë se situata nuk është normale. Turqia është përfshirë nga një lloj stuhie tërmeti”, tha Presidenti gjatë një fjalimi në Parlament.
Ai konfirmoi edhe një herë se zgjedhjet politike do të zhvillohen sipas parashikimeve, më 14 maj, pavarësisht fatkeqësisë. “Opozita vazhdon me akuzat se ne drejtojmë gjyqësorin dhe drejtësinë. Kjo është turp. Dashtë Zoti, ky komb do të bëjë atë që është e nevojshme më 14 maj, nuk do të vlerësojë ata që flasin në ajër”, tha Erdogan.
Ai pranoi disa nga kritikat e opozitës për reagimin pas tërmetit. “Ka pasur mangësi, por ne nxituam të ndihmojmë sa më shpejt me të gjitha forcat”, tha Erdogan. “Nuk mund t’i parandalojmë tërmetet. Tani objektivi ynë kryesor është ndërtimi i shtëpive të sigurta dhe rikthimi i njerëzve në punë. Stuhia e tërmeteve preku 14 milionë njerëz në një diametër prej 500 kilometrash nga epiqendra”, tha Erdogan.