Erdogan reagon nga Rusia për sulmin terrorist në Turqi

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka reaguar për sulmin terrorist të ndodhur këtë të mërkurë pranë TUSAS-it, Qendrës Hapësinore Turke, ku 4 persona mbetën të vdekur.

Erdogan dënoi fuqishëm sulmin, ndërsa tha se 4 persona kanë mbetur dëshmorë, ndërsa 14 janë plagosur.

“Kemi 4 dëshmorë dhe 14 të plagosur. Dënoj këtë sulm të tmerrshëm terrorist dhe uroj mëshirën e Zotit për dëshmorët tanë”, tha ai.

Ministri i Brendshëm, Ali Yerlikaya, përmes një postimi në rrjetin social X (ish-Twitter), konfirmoi sulmin dhe njoftoi për 4 vdekur.

 

SHKARKO APP