Erdogan reagon për zhvillimet e fundit: Vramë udhëheqësin e lartë kurd, nuk do ndalemi, do të zhdukim terrorizmin në çdo rrënjë të tij
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan njoftoi sot se një anëtar i lartë i Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) ishte vrarë në një operacion të inteligjencës turke në Irak.
Sipas Erdogan, udhëheqësi ushtarak kurd Salman Bozkir, i njohur gjithashtu si “Doktor Huseini”, ishte në krye të PKK në Mahmur, një kamp refugjatësh kurdë në Irakun verior.
“Ne nuk do të lejojmë që kjo organizatë separatiste dhe shkatërruese të përdorë Mahmur si një inkubator të terrorizmit. Do të vazhdojmë të zhdukim terrorizmin në burimin e tij,” tha presidenti turk në një postim në Twitter.
“Të gjithë terroristët do të kenë të njëjtin fund,” paralajmëroi shefi i komunikimit i presidencës turke, Fahrettin Altun.
Kampi Mahmur, i ngritur nga OKB në vitet 1990 për të strehuar kurdët turq, u bombardua të shtunën nga një avion turk pa pilot. Një ligjvënës kurd nga kampi i tha AFP se tre civilë ishin vrarë në bombardime.
Ankaraja shpesh akuzon PKK për marrjen nën kontroll të kampit, 250 km në jug të kufirit turk. Turqia gjithashtu pretendon se Iraku mbetet joaktiv dhe nuk ka zgjidhje tjetër veçse të bëjë luftë në tokën irakiane kundër PKK. Më jerët javën e kaluar, Erdogan paralajmëroi se “nëse Kombet e Bashkuara nuk e pastrojnë këtë zonë (përfshirë kampin Mahmur), atëherë ne do të marrim përsipër”.
Buradan Milletimize güzel bir haber vermek istiyorum.
Terör örgütü PKK’nın üst düzey yöneticisi ve Mahmur genel sorumlusu “Doktor Hüseyin” kod adlı Selman Bozkır, dün Milli İstihbarat Teşkilatı’mızın kahramanları tarafından etkisiz hale getirildi.
— Recep Tayyip Erdoğan (@RTErdogan) June 6, 2021