Erdogan shkarkon 7 mijë policë
Atoritetet turke shkarkuan më shumë se 7 mijë policë, punonjës të ministrive dhe akademikë në prag të një vjetorit të grushtit të dështuar të shtetit.
Shkarkimet e reja janë pjesë e fushatës madhore të qeverisë së Erdoganit, për spastrimin e institucioneve shtetërore, përfshirë sistemin e drejtësisë, atë arsimor dhe policinë.
Në 15 korrik të 2016-ës pjesëtarë të ushtrisë tentuan të përmbysnin regjimin, duke bombarduar godinat qeveritare e duke hapur zjarr ndaj civilëve.
Shkarkimet e fundit u vendosën me një dekret në 5 qershor, por u bënë publike vetëm të premten. Sipas tij, punonjësit janë njerëz që kanë vepruar kundër sigurisë së vendit, ose janë pjesë e një organizate terroriste.
Deri më tani autoritetet kanë shkarkuar më shumë se 150 mijë zyrtarë dhe kanë arrestuar 50 mijë pjesëtarë të ushtrisë, policisë e sektorëve të tjerë.
KOHA JONË SONDAZH

