Erdogan shpall shtatë ditë zie kombëtare, numri i viktimave shkon në 2500
Numri i të vdekurve në Turqi dhe Siri është rritur në të paktën 2509, pas një tërmeti të fuqishëm me magnitudë 7.8, me epiqendër në Turqinë jugore.
Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan ka shpallur ditë zie kombëtare për shtatë ditë deri në 12 shkurt. Nëpërmjet një postimi të bërë, Erdogan shkruan se flamuri turk do të ngrihet në gjysmështizë.
“Për shkak të tërmeteve që ndodhën në vendin tonë më 6 shkurt 2023, është shpallur zie kombëtare për shtatë ditë. Flamuri ynë do të ngrihet në gjysmështizë ditën e dielë më 12 shkurt 2023 në të gjithë vendin dhe në zyrat tona përfaqësuese të huaja”,-shkruan Erdogan.