Erdogan shtrëngon masat në Turqi, vendi do të izolohet për 4 ditë
Turqia ka vendosur ditën e sotme për shtrëngimin e masave izoluese në vend për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
Presidenti Erdogan, gjatë një mbledhje me kabinetin qeveritar këtë të hënë vendosi izolimin total të 31 qyteteve të vendit ku bilanci i koronavirusit është më i rëndë për 4 ditë.
Respektivisht, nga data 22 deri në 26 prill, qytetarët nuk do të lejohen të dalin nga shtëpitë e tyre, përveç atyre që shkojnë në punë.
Por pavarësisht punës së qeverisë për të vendosur nën kontroll përhapjen e pandemisë, Erdogan nuk harron dhe çështje të politikës së jashtme.
“Sot diskutuam edhe për disa çështje të sigurisë kombëtare, sidomos në Siri dhe Libi. Ne nuk do të lejojmë asnjë organizatë dashakeqe që të ndërmarrë asnjë veprim provokative në Idlib” – shprehet Erdogan
Kreu i shtetit ditën e sotme inaguroi dhe një spital të ri në qytetetin e Bashakshehir, i cili do të jetë në dispozicion për pacientët me koronavirus.
Por duke filluar nga kjo e hënë do të vendoset në dispozicion vetëm një pjesë e këtij spitali. Ndërkohë faza e dytë e hapjes do të jetë më 20 maj.