Erdogan sulmon sërish Trump: Vendimi për Jeruzalemin, një “bombë”

Dy ditë pas mbledhjes  së samitit në Stamboll me 57 anëtarët e Organizatës Islamike për Bashkëpunim ka ardhur një tjetër deklaratë e fortë nga presidenti turk Recep Tayyip Erdogan.

Ai ka deklaruar sot se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë hedhur një bombë për Lindjen e Mesme duke shpallur Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit.

Nga ceremonia e inaugurimit të linjës së parë të metrosë automatike në Stamboll, Erdogan deklaroi se: “Vendimi i marrë nga Amerika për sa i përket Jeruzalemit është një bombë e hedhur në Lindjen e Mesme.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas vendimit të presidentit Trump më 6 dhjetor, Ergogan ka qenë kritikuesi i vazhdueshëm.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Myslimanët nuk mund të pranojnë përpjekjet për të bërë Jerusalemin kryeqytet të një shteti terrorist”, deklaroi Erdogan, duke iu referuar Izraelit.

Turqia dhe Izraeli kanë normalizuar marrëdhëniet e tyre vitin e kaluar, pas krizës diplomatike të shkaktuar nga një sulm izrealit kundër një anijeje të një OJQ-je turke që ishte nisur drejt Rripit të Gazës në 2010. Dy vendet kanë intensifikuar bashkëpunimin veçanërisht në fushën e energjisë. Por, që prej njoftimit amerikan, presidenti turk kritikoi ashpër shtetin hebre.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?