Erdogan takon babain e pikëlluar që tronditi botën. Siriani e puth në ball (FOTO)

Presidenti Truk, Rexhep Tajip Erdoan, u takua të premten me Abdulhameed Al Yousef, 29 vjeçari sirian i cili humbi vazjat binjake 9-muajshe, gruan dhe të afërm të tjerë gjatë sulmit kimik nga ana e regjimit të Assadit në qytetin verior Sirian, në Khan Sheikhoun. Sulm i cili vrau mbi 80 persona.

Erdogan shprehu ngushëllimet e tij për Abdulhamid. Pas sulmit ai i mori binjaket që kishin ndërruar jetë në krahët e tij dhe me dhimbje ju dha lamtumirën. Fotot e atij momenti tronditën botën.

“Shpresa e vetme për sirianët, është vëllai ynë Recep Tayyip Erdoğan dhe ne shpresojmë se bota do ta marrë mesazhin tonë”,- tha Al-Jusuf gjatë takimit me Presidentin.

Swiss Digital Desktop Reklama

29 vjeçari humbi binjaket e tija, gruan dhe 20 të afërm në sulmin kimik.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Fëmijët e mi ishin aq të bukur, por ata nuk ishin fëmijët e parë të cilët u vranë në Siri”,- tha Al-Jusuf. “Ne nuk jemi të parët apo të fundit. Ajo [lufta siriane] do të vazhdojë. Fëmijët tanë janë vrarë në krahët tanë për gjashtë vjet. Asgjë nuk është bërë”.

Gazeta turke “Sabah” tha se Abdulhamid e puthi Erdoganin në ballë dhe e falënderoi për gjithçka ai kishte bërë për popullin sirian.

Turqia prej vitesh mirëpret rreth tre milionë refugjatë që janë larguar nga Siria ë përpjekje për të shpëtuar jetën nga luftimet e ashpra.

R.Shtylla/Koha Jonë

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?