Erdogan takon edhe Mitsotakis, ”tensioni” i 2020 nuk mund të përsëritet

Samiti i NATO-s pritej me interes të madh në Greqi për shkak të takimit të shumëpërfolur midis kryeministrit Kyriakos Mitsotakis dhe presidentit turk, Rexhep Tayyip Erdogan. Ky takim prej 50 minutash me dyer të mbyllura u zhvillua në një klimë të ngrohtë dhe pozitive.

Mistotakis dhe Erdogan kanë theksuar që ”tensioni” i vitit 2020 nuk mund të përsëritet dhe duhet të bëhen përpjekje për të shmangur sfidat që çojnë në situata të vështira për t’u menaxhuar.

Ndasitë dhe pozicionimet e kundërta mbeten, sidomos për çështjen kryesore të përcaktimit të kufijve të zonave detare, bisedimet teknike duhet të vazhdojnë,si dhe dialogu dhe agjenda pozitive që përmban 25 projekte kryesisht të natyrës ekonomike dhe tregtare.

Një verë e qetë në marrëdhëniet dypalëshe, ku në Greqi është komentuar me shumë zell fotografia e takimit të parë të presidentit amerikan Biden me atë Erdogan, kryesisht për pozicionin e këtij të fundit.

SHKARKO APP