Erdogan telefonon Putinin dhe Zelenskyn për Ukrainën: Jam gati të bëj çdo gjë

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, ka zhvilluar këtë të hënë një bisedë telefonike me presidentin rus Vladimir Putin lidhur me situatën në Ukrainë. Sipas leximit të presidencës turke, Erdogan ka theksuar se “është koha që Kombet e Bashkuara të ndërmarrin veprime në lidhje me formimin e korridoreve të sigurta përmes Detit të Zi”.

Ndërsa sipas Kremlinit dy udhëheqësit kanë diskutuar për “intensifikimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik” në tregti dhe energji. Presidenca turke nuk e ka përmendur forcimin e bashkëpunimit ekonomik midis Turqisë dhe Rusisë, Ankaraja ka shpjeguar se Turqia është e gatshme “të ofrojë të gjitha llojet e mbështetjes për ringjalljen e procesit të negociatave”.

Erdogan zhvilloi gjithashtu një telefonatë me homologun e tij ukrainas. Erdogan i tha presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky se Turqia dëshiron paqen në Ukrainë dhe se po punon në mënyrë aktive në një plan të Kombeve të Bashkuara për të eksportuar grurë ukrainas në tregjet botërore, sipas një leximi nga presidenca turke.

SHKARKO APP